Viti 2017 ka shënuar një numër të madh krizash politike në botë.
Agjencia e lajmeve “Reuters” përmes imazheve më të fuqishme, na përkujton edhe njëherë si kaloi viti 2017 nëpër shumë vende të ndryshme të botës, që ishin të përplasura nga konflikte të ndryshme, shkruan portali arbresh.info
Policët afganë përpiqen të shpëtojnë katër-vjeçarin Ali Ahmad në vendin e një sulmi vetëvrasës pas një përplasjeje midis forcave afgane dhe kryengritësve. Fotografia është bërë gjatë një sulmi në një xhami shitte në Kabul, me 25 gusht.
Myeshia Johnson, gruaja e rreshterit të Ushtrisë Amerikane La David Xhonson, puthi arkivolin e burrit që u vra në Nigeri.
Një ushtar nga Ukraina qëndron në vijën e frontit në zonën industrial të qytetit të mbajtur nga qeveria.
Ushtarët rusë, me automjete të blinduara, patrullojnë në një rrugë në Aleppo, Siri.
Marina amerikane kreu sulm ajror në Siri.
Një djalë evakuohet gjatë një sulmi në Parlamentin iranian, Teheranin qendror.
Një luftëtar Houthi bisedon në telefon përderisa ecën në një vend të shkatërruar nga sulmet ajrore në Sanaa, Jemen.
Njerëzit mbledhin portokajë të shpërndarë në mes të rrënojave, pas një sulmi ajror në Maarrat Misrin në provincën Idlib, Siri.
Një burrë ulërin përderisa mban në krah vajzën e tij dhe ecën përgjatë një pjesë të Mosulit. Fotografia është bërë gjatë betejës së ushtrisë speciale të Irakut dhe Shtetit Islamik në Mosul./arbresh.info/
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...