Hamsa, njohur ndryshe si dora e Zotit është një simbol fatsjellës me origjinë nga Lindja e Mesmet. Në të gjitha besimet është një shenjë mbrojtëse pasi i sjell atij që e mban lumturi, fat, shëndet dhe shanse të mira.
Dora Hamsa është kthyer në një nga tendencat e modës si në veshje, ashtu dhe në bizhuteri. Të mëdha ose të vogla prej floriri, nuk ka shumë rëndësi: imazhi aq i njohur i dorës së djathtë i njohur sidomos në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut si simbol i mbrojtjes, u përhap me shumë shpejtësi në perëndim. E shoqërura shpesh edhe me ‘syrin e djallit”,besohet se Hamsa është një nga hajmalitë më të forta kundër syrit të keq.
Hamsa është një hajmali e gdhendur në formën e një dore që ka fuqi magjike kundër syrit të keq. Duke datuar përpara Krishtërimit dhe Myslymanizmit, simboli i dorës Hamsa ka disa kuptime fetare dhe vete hajmalia ka shumë kuptime si për Hebrenjtë ashtu dhe Myslimanët. Në besimin islam, njihet si dora e Fatimas, si vajza e Muhametit Fatima Zahra. Të krishterët Levantinë e quajne dora e Marisë, për Virgjereshën Mari kurse për hebrenjtë ajo është dora e Miriamit, motra e Moisiut dhe Aronit.
Fjala ‘Hamsa’ vjen nga fjala hebraike ‘hamesh,’ që ka kuptimin e pesë gishtave të dorës. Pesa është një numër i fuqishëm dhe personifikon mbrojtjen, fuqinë dhe fatin. Më së shumti ky simbol mbahet si bizhuteri, por mund të shihet gjithashtu i vizatuar në dyer ose mure për të mbrojtur shtëpinë dhe banorët e saj.Thuhet gjithashtu se mbron gratë nga syri i keq, mund të shtojë fertilitetin, të sigurojë shtatzëni të shëndetshme dhe të shpëtojë ato që janë në rrezik.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju