Nëse jeni duke qëndruar ulur pranë tavolinës së punës dhe pamje të vetme e keni pjesën e pasme të kokës së dikujt, atëherë ju kërkojmë falje.

Dhe, duhet t’ju paralajmërojmë: kur t’i shihni fotografitë e mëposhtme do t’ju rritet në maksimum dëshira për të shkuar në Maldive.

Në Maldive gjendet hoteli “Grand Park Kodhipparu”, i cili ka një karakteristikë shumë të veçantë.

Posa ta shikoni këtë hotel në rrjete sociale, ju do t’i shihni shumicën e njerëzve në të njëjtin vend: duke qëndruar në një rrjeti mbi deti.

Duke funksionuar si hamak masivë, këto rrjeta të hotelit gjenden mbi ujin e kristaltë duke iu mundësuar mysafirëve të shtrihen aty, t’i shikojnë yjet sipër dhe të flejnë me zhurmën e ujit të oqeanit.

A mund të imagjinoni mënyrë më magjike për të rënë në gjumë?

Hoteli i ka gjithsej 120 vila dhe secila prej tyre e ka një shtrat të tillë me rrjetë.

Megjithatë, hoteli është paksa i shtrenjtë, ku një natë kushton rreth 350 euro.

Vlen të ceket se brenda vilave keni edhe shtretër normalë, prandaj nuk është nevoja të flini çdo natë mbi rrjetë (megjithëse, pse nuk do ta bënit një gjë të tillë?). /Telegrafi/