Google ADS

Haradinaj në Gllogjan e Irzniq kujton qëndresën ‘titanike’ të djemve të Dukagjinit

14:01 | 11 Gusht 2022
arbresh.info

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se 11 gushti i vitit 1998, ngjallë kujtimin për qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në betejat heroike për mbrojtjen e pozicioneve të luftës.

“Në ofensivën e ashpër, mbizotëroi vullneti për liri, deri në vetëflijim. Të përhershëm në kujtimin e brezave, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj nga Gllogjani, Arton Hasanaj nga Rakoci, komandant Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha e Malë Zejnaj nga Irzniqi, Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi dhe Agron Thaqi nga Skivjani”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Në Gllogjan dhe Irzniq, Haradinaj u përulë me nderim për jetën dhe heroizmin e tyre, duke qenë përgjithmonë mirënjohës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme