“Golden Globe 2021”: Veshjet e yjeve në tapetin e kuq

10:54 | 1 Mars 2021
V. S.

“Golden Globe 2021” është mbajtur mbrëmë ku janë ndarë çmimet në kategori të ndryshme.

Filmi më i mirë dramatik është zgjedhur “Nomadland” me regji të Chloe Zhao.

“Hollywood Foreign Press” zgjodhi “Nomadland” si filmin më të mirë dramatik.

Chloe Zhao është gruaja e parë me origjinë aziatike dhe gruaja e dytë që ka fituar çmimin e regjisores më të mirë në historinë 78-vjeçare të Golden Globes.

Jodie Foster fitoi një Glob të Artë si aktorja më e mirë për filmin ‘The Mauritanian”. “Nuk e kam pritur të jem përsëri këtu”, tha aktorja e cila në film, bazuar në një histori të vërtetë, luan një avokate që mbron një të burgosur në bazën e burgut “Guantanamo”.

Globi i Artë për për këngën origjinale më të mirë të vitit 2020 shkoi për këngëtaren italiane Laura Pausini./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme