Gara e babagjyshëve

07:28 | 6 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Santa Klausët pushtuan botën. Në Greqi e Angli vrapuan, në Zvicër parakaluan me Vespa, në Shtetet e Bashkuara skijuan, e të tjerë në det bën sërf, por për nja kauzë të njëjtë, bamirësinë.

Në Athinë, më shumë se 1 mijë burra, gra e fëmijë të veshur me kostumet e babagjyshëve paguan nga 10 euro secili për të marrë pjesë në një garë simbolike bamirësie e cila zhvillohet për herë të tretë në këtë qytet.

Pjesëmarrësit këndonin, tundnin zilet dhe kërcenin nën ritmin e këngëve të Krishtlindjeve duke përcjellë atmosferë të gëzueshme e duke i dhuruar buzëqeshje spektatoreve përgjatë një segmenti rrugor prej 2.5 kilometrash.

“Të vraposh është diçka shumë e mirë dhe kur kombinohet me festimet e bamirësinë, bëhet edhe më e bukur. Ishte një eksperiencë shumë interesante, edhe qentë ishin veshur si Santa”, tha një pjesëmarrës.

Pas garës, pronarët e dyqaneve u ofruan ëmbëlsira dhe pije freskuese pjesëmarrësve. Këtë vit, të ardhurat e grumbulluara nga aktiviteti do të shkojnë për Klinikën Pediatrike të Traumës dhe për Qendrën e Pritjes dhe Solidaritetit të Bashkisë së Athinës./tch

1480991326_12 1480991332_13 1480991367_18 1480991372_19 1480991377_20 1480991395_23 1480991410_26 1480991435_31 1480991448_33 1480991464_36 1480991244_24 1480991253_1 1480991261_2 1480991268_3 1480991279_4 1480991295_7 1480991301_8 1480991308_9

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme