Ka përfunduar takimi dy ditor i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim nga Kosova dhe Parlamenti Evropian.
Ata diskutuan një serë pikash që duhet t’i përmbush Kosova.
Një nga çështjet kryesore ishte përfundimi i dialogut me Serbinë, dhe u bën premtime konkrete në lidhje me liberalizimin e vizave, shkruan arbresh.info.
Më këtë rast Kryetarja e Komisionit parlamentar për Stabizim Asociim, Mimoza Kusari-Lila, përmendi edhe një herë shqetësimin për mos liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Shqyrtimi i marrdhënieve mes Kosovës e Bashkimit Evropian ishte qëllimi i këtij takimi. Dialogu i lehtësuar, bashkëpunimi evropian, energjia, kalimi në një ekonomi të gjelbërt, sundimi i ligjit, situata e romëve, e ashkalive, e egjiptianve këto ishin temat e diskutimit nga dy delegacionet. Ne si delegacion, Kosova, shprehëm mirënjohjen tonë për bashkëpunim. Liberalizimi i vizave ishte çështje tjetër dhe njëzëri shprehem keqardhjen për mos liberalizim të vizave dhe i cili nuk po bëhet jo faji i qytetarëve të Kosovës”, tha Kusari-Lila.
E derisa Kusari-Lila tha se faji për këtë nuk është i Kosovës, Romeo Franc, kryetar i Komisionit nga delegacioni i Parlamentit Evropian tha se Kosova mund të shkoj përpara vetëm pasi që të bashkohen Qeveria e opozita për përfundimin dhe shtyrjen përpara të dialogut me Serbinë.
“Pandemia COVID-19 ka pamundësu që ne të takohemi një kohë të gjatë. Ky takim i shtatë i komisionit parlamentar është një gurthemel i marrdhënieve ndërkombëtare. Që nga viti 2019 kur kemi qenë për herë të fundit ka ndyshu shumë Kosova. Dje dhe sot kemi pas diskutime të hapura. Gjendja e marrdhënieve mes BE-së dhe Kosovës, pastaj dialogu mes Kosovës e Serbisë, pastaj çështjet e ambientit, sundimi i ligjit dhe pastaj të drejtat themelore ishin temat e diskutimit. Ne jemi pranë qytetarëve të Kosovës. Ne inkurajojmë partnerët tanë që të përfshihen në dialogun me Serbinë, pasi s’ka asnjë rrugë tjetër. Duke ecur përpara në këtë aspekt. Pa pasur hap përpara në këtë drejtim. Kuvendi i Kosovës mund ta luaj një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Besojmë se Qeveria do ta shfrytëzojë shumicën që ka dhe së bashku me opozitën të arrij një marrëveshje me Serbinë. E di që të rinjtë në Kosovë kanë nëvojë për liberalizimin e vizave dhe kjo është çështje e rëndësishme për Kosovën. Ne do të negiciojmë me të gjitha ato shtete që ta ndërrojnë mendimin për Kosovën”.
Pakënaqësitë në lidhje me mos liberalizimin e vizave janë përfshirë edhe në një deklaratë të hartuar nga Komisioni për Stabilizim-Asociim./arbresh.info/