Fotografi mahnitëse: Ja me çfarë luajnë fëmijët e vendeve të ndryshme të botës

13:56 | 7 Shkurt 2016
Arbresh.info

Disa kënaqësi janë universale për fëmijët e gjithë botës, e njëra nga ato është lodra e re. Mirëpo çfarë janë ato lodra dhe si lozin pronarët e tyre, ndryshon nga kultura dhe rrethi në të cilin jetojnë.

Fotografi italian Gabriele Galimberti filloi me eksplorimin e botës së lodrave dhe u nis në një mision i cili zgjati dy vite, vizitoi 58 shtete të botës, për të dokumentuar këtë fenomen.

Eseu i fotove “ Përralla e lodrave” e dërgoi Galimbertin në Kalulushi, një fshat i Zambisë në të cilin takoi Maudi Sibanda 3 vjeçare, pa mbathje, me një fustan të verdhë dhe me një buzëqeshje të madhe. Maudi kishte gjetur një kuti përplot me syze dielli dhe i përdorte si lodra me të cilat lozte me tërë fëmijët e fshatit, pasiqë në fshat nuk kanë rrymë elektrike, ujë, e as lodra.

 Alesia Pelegrini, 5 vjeçe, Toskanë, Itali

Alesia ka lindur dhe është rritur në fshat, familja e saj posedon njërën nga fermat më të mëdha të rajonit, andaj Alesia pëlqen që të luajë me kafshët.

femijet-luajn-bote

Julia, 3 vjeçe, Tiranë, Shqipëri

Julia jeton në jë banesë të vogël në qendër të qytetit, babai i saj punon në një pikë furnizimi me karburantë, nëna e saj është amvise, të dy prindërit flasin italishten të cilën e kanë mësuar nga televizioni e që shpresojnë se edhe vajza e tyre do të flasë si ata një ditë. Julia parapëlqen kukullat Barbi dhe një gitarë rozë të cilën ia dhuroi së fundmi babai i saj.

femijet-luajn-bote1

Pavel Denisov, 5 vjeç, Kiev, Ukrainë

Pavel shpreson se një ditë do të bëhet polic, vëllaii tij i vogël është gjithmonë nën arrest prej tij – Pavel e prangos, i bën pyetje dhe e akuzon për vjedhje të veturave.

femijet-luajn-bote-2

Reania Velaithan, 5 vjeçe, Malajzi

Renia ka lindur në Kuala lumpur mirëpo tani jeton në një shtëpi të madhe në njërin prej qyteteve satelite afër kryeqytetit malajzian. Prindërit e saj i sigurojnë lodra të ndryshme, mirëpo më të preferuarat e saj janë arushë pelushat.

_femijet-luajn-bote-3

Alina Lajalab, 4 , El Nido, Filipine

Alina ka lindur në shtëpi pasiqë në qytetin e saj nuk ka spital. Ajo ka shumë kafshë të mbushura për lodra mirëpo e preferuara është një arushë portokalli.

femijet-luajn-bote-4

Kejnor Mazaj, 3 , Kosta Rika

Kejnor jeton 300 metra larg plazhit në bregdetin e Kosta Rikas. Pasioni i tij janë veturat e vogla, ndërsa posedon një koleksion prej 200 veturave të tilla.

femijet-luajn-bote-5

Orli Garza, 6, Teksas

Orli ka lindur nga nëna meksikane dhe babai amerikan mirëpo asnjëherë nuk ka qenë në Meksikë, edhepse e ka vetëm 3 kilometra nga shtëpia. Orlit i pëlqejnë dinozaurët.

femijet-luajn-bote-6

Arafa dhe Ajsha Sali Aman, 4 , Zanzibar

Këto binjake ndajnë gjithçka, nga shtrati, veshjet, shkolla, lodrat.

femijet-luajn-bote-7

Botle Mohutsiva, 4, Botsvana

Botle ka shumë miq në kompleksin ku banon mirëpo ka vetëm një lodër. Një majmun i mbushur me të cilin rralëherë luan, pasiqë preferon të luajë me miqtë e vërtetë.

femijet-luajn-bote-8

Cun Zi Ji, 3 , Kinë

Për ditëlindjen e saj të tretë, ajo ka fituar shumë lodra dhe ende nuk e di cilën e preferon.

femijet-luajn-bote-9

Uatçarapun Çokaev, 3 , Bangkok

Uatçaraun adhuron motociklin, çdo mëngjes babai i tij i jep helmetën. Atij i ëlqen të imitojë të atin, vendos helmetën në shtëpi dhe luan me lodrën e tij- një motocikël miniaturë.

femijet-luajn-bote9

Shaira Vaçani, 6, Mumbai, Indi

Shaira flet rrjedhshëm anglishten pasiqë në tri vitet e para ka jetuar në Nju Jork.

femijet-luajn-bote2

Stella Pantini, 4, Itali dhe Australi

Stella është vajza e një babai italian dhe mamaje australiane, jeton në një qytet të vogël të Toskanës. Asaj i pëlqen të luajë me kukullat dhe ti zbukurojë ato, ti veshë si princesha, madje duke u veshur si princeshë edhe vetë.

femijet-luajn-bote3

Shotaro Tanaka, 5 , Tokio

Shotaro është i dhënë pas bejzbollit, ka koleksion të shopinjve të bejzbollit, kapelave si dhe dorëzave.

femijet-luajn-bote5

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme