Fjalimi i presidentit austriak Fischer para deputetëve përmes fotografive (Foto)

11:56 | 29 Tetor 2015
Arbresh Info

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer ka mbajtur sot para deputetëve të Republikës së Kosovës një fjalim me ç’rast tha se Austria e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të shtetkrijimit, shtetndërtimit dhe asaj të integrimeve evropiane dhe veri-atlantike. Fischer gjatë fjalimit të tij kërkoi që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë.

Gjatë kohës sa presidenti Fischer po fliste, deputetët e opozitës po mbanin në duar një pankartë në të cilën shkruante “Kujdes president, prapa teje janë të ulur gënjeshtarë të korruptuar”. Fotoreporteri Arsim Namai ju sjell përmes fotografive fjalimin e Fischer para deputetëve të Kosovës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme