Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti mbajtën konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Në këtë konferencë ministri Sveçla deklaroi se tri ditët e fundit janë realizuar katër sulme ndaj policëve të Kosovës në veri me qëllim të frikësimit të tyre dhe qytetarëve në përgjithësi.
Ndërsa në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, sulmi me gurë, gjuajtja me armë dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...