Është hedhur gaz lotsjellës në oborrin e Kuvendit të Kosovës, pasi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ja mësynë hyrjes së Kuvendit.
Ata janë ndaluar nga Njësitet e Specializuara të Kuvendit të Kosovës. Sipas policisë, gazi është hedhur nga ana e protestuesve.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, thotë se duan rritjen e pensionit prej 170 eurove.
“Ja kemi shprehur shqetësimet për ndryshimet që duan t’i bëjnë pa neve. Po protestojmë kundër diskriminimit. Deputetët nuk duhet t’i shërbejnë interesave të politikës ditore”, deklaron Klinaku gjatë protestës, raporton arbresh.info.
Ai thotë se nuk do të ndalin protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Ata kërkojnë nga deputetët të përfshihen në Ligjin për rritjen e pagës minimale./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...