Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga Sami Mazreku, Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit, kanë zhvilluar një takim me udhëheqësit e Këshillit të Byrove në Bruksel (Council of Bureaux), e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.
Delegacioni i Kosovës, gjatë takimit me Drejtoreshën Menaxhuese të COB Greet Floré, e informoi atë mbi përgatitjet që Byroja Kosovare e Sigurimit, së bashku me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe institucione të tjera të interesit, ka ndërmarrë deri më tani në lidhje me kërkesat që lidhen me procesin e anëtarësimit në COB, si dhe për gatishmërinë për të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim.
Guvernatori Mehmeti dhe Drejtori Mazreku, nënvizuan angazhimin e tyre dhe të Republikës së Kosovës për të forcuar sistemin financiar duke krijuar kapacitete të nevojshme për të siguruar gatishmërinë e Byrosë Kosovare të Sigurimit për të plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga zbatimi i sistemit të Kartonit të Gjelbër, duke u bazuar në standardet e njohura ndërkombëtarisht që e rregullojnë këtë fushë.
Bazuar në raportin e prezantuar nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Kosova ka arritur një sërë objektivash të rëndësishme, duke nënvizuar se BKS-ja ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e automjeteve të paregjistruara dhe vazhdon të zbatojë memorandumet e bashkëpunimit me vendet e rajonit.
Guvernatori Mehmeti dhe Drejtori Mazreku theksuan angazhimin e Kosovës për të bashkëpunuar për të gjetur një zgjidhje sa i përket lehtësimit të trafikut ndërkufitar mes Kosovës dhe vendeve të tjera, ndërsa kërkuan nga COB bashkëpunim në këtë kërkim.
Znj Floré deklaroi se mundësitë për bashkëpunim do të vlerësohen në mënyrë rigoroze në zbatim të rregullave në bazë të së cilave funksionon COB./arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb