Princi William kërkoi që të mos ecte krah për krah me të vëllanë e tij princin Harry, në funeralin e gjyshit të tyre, gjithashtu edhe disa mbretër të moshuar refuzuan ta pranonin atë.
38-vjeçari, kishte bërë kërkesën që ata të ndaheshin në mes nga kushëriri i tyre, Peter Phillips, djali i Princeshës Anne, teksa ecnin të shtunën pas arkivolit të Princit Filip, thanë disa burime për DailyMail.
Ishte vetëm pjesë e një ‘marrëveshjeje të madhe ftohjeje” me të cilën u ballafaqua Harry gjatë kthimit në Mbretërinë e Bashkuar pas akuzave që bëri së bashku me gruan e tij, Meghan Markle, në intervistën me Oprah Winfrey.
Vajza e Mbretëreshës Elizabeth II, Anne, dhe djali Princi Edëard, 57 vjeç, nuk arritën të bisedonin me Harryn para ose gjatë shërbimit të djeshëm, siç bëri gruaja e Edward, Sophie.
“Për sa u përket të tjerëve, ekziston një ndjenjë e thellë mbrojtjeje ndaj Mbretëreshës dhe një inat ndaj Harryt. Ka pak simpati për të pas asaj që ai dhe Meghan thanë për Oprah … Ata janë akoma shumë të mërzitur”, i tha një burim gazetës britanike.
I vetmi që shprehu ‘një simpati’ ishte Princi Andrew, thuhet më tej pasi është dëbuar nga detyrat mbretërore pas skandalit me Jeffrey Epstein.
Pasi thuhet se rregulloi që ata të ndaheshin nga kushëriri i tyre gjatë mbërritjes, William më pas eci përpara vëllait të tij ndërsa hynë në Windsor.
Dyshja u ulën përballë njëri-tjetrit brenda, por rrallë dukej se kishin kontakt me sy.
Kujtojmë që Princi Harry u largua nga jeta mbretërore gjatë marsit të vitit të kaluar./TCH/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...