Google ADS

Dashuria mposht koronavirusin, mbahet dasma masive në Korenë Jugore

20:57 | 7 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Mijëra çifte kanë marrë pjesë në një martesë masive të mbajtur nga Federata e Familjes për Paqen dhe Bashkimin Botëror, e njohur gjithashtu si Kisha e Unifikimit, në Korenë e Jugut.

Ceremonia u mbajt në Qendrën Botërore të Paqes Cheongshim në Gapyeongin pranë kryeqytetit Seul, megjithë frikën se ngjarja mund të ndihmojë në përhapjen e shpërthimit të koronavirusit që origjinën në Wuhan në Kinë, transmeton portal arbresh.info

Deri më tani në Korenë Jugore janë konfirmuar 24 raste me virusin vdekjeprurës.

Disa nga çiftet kishin veshur maska për ceremoninë, por jo të gjithë e kishin një maskë si një masë paraprake të nevojshme.

Rreth 6 mijë njerëz prej më shumë se 60 vende janë martuar në këtë ngjarje. Ngjarje të tilla kanë qenë një tipar i Kishës së Unifikimit që nga vitet ’60./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme