Supermarketet nuk po zbatojnë udhëzimin administrativ të nxjerrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Në shumë prej tyre, arbresh.info ka gjetur se produktet nuk e posedojnë flamurin e origjinës.
Edhe pse udhëzimi administrativ Nr. 20/2018 që hyri në fuqi më 1 janar e këtij viti, ndalon shitjen e produkteve pa posedimin e flamurit të origjinës, qendrat tregtare kanë filluar në mënyrë të hapur t’i shesin produktet pa pasur flamurin e shtetit se nga ku vjen, raporton arbresh.info.
Vendimi kishte ardhur në kohën kur Kosova vendosi taksë prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Në atë kohë ishte ndaluar edhe çdo produkt që i referohej Kosovës me emër jo kushtetues./arbresh.info/
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...