‘Çfarë faji kemi ne që jemi të izoluar?’ thuhet në njërën nga pankartat e vendosura pranë zyrës së Bashkimit Evropian, Prishtinë.
Këto pankarta janë vendosur në kafazin e vendosura në formë të hartës së Kosovës, brenda të cilës kanë qëndruar organizatorët e këtij aktiviteti simbolik.
Përfaqësuesi i Organizatës Lëvizja për Demokraci, Megjid Musa, tha se aksioni ka për qëllim t’ia bëjnë të qartë BE-së sesi po mbahet i izoluar një popull.
“Në bazë të këtij aktiviteti duam t’iu tregojmë BE se si po na mban të izoluar padrejtësisht. Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar edh të vrarë e masakruar. Ketë aktivitet në burg si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE-së në Bruksel. Qeveria e ka bërë punën e vet. Ne kemi plotësua të gjitha kriteret. Mbetet vetëm BE-në me na dhënë dritën e gjelbër. Shumë shpejt derisa t’i rregullojmë procedurat e vizave. Na do të shkojmë diqysh dhe do ta realizojmë qëllimin. Është shumë e vërtetë se ne populli i Kosovës jemi të izoluar dhe nuk i kemi bërë faj askujt”, tha ai./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...