Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Mitrovicës për të pritur kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, raporton arbresh.info.
“Ne kemi një kryeministre, Ana Brnabiq”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar këta qytetarë në mesin e shumë flamujve serbë.
Në mesin e tyre janë edhe eprorët e Listës Serbe, dhe përfaqësues tjerë politik serbë.
Brnabiq do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit serb në qendrën mediale në veri të Mitrovicës.
Ajo gjatë ditës do të vizitojë edhe Leposaviqin.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete.
Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Krahas vizitës së tyre në Kosovë, një delegacion nga Kosova po qëndron në Luginë të Preshevës, në Serbo, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci./arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...