Polemika të reja ndaj qeverisë britanike në lidhje me izolimin e vendit për Covid 19. Këtë herë kryeministri, Boris Johnson, u kap duke bërë stërvitje gjatë fundjavës mbi një biçikletë, 7 milje – rreth 11 kilometra – nga Downing Street, nga një kalimtar, i cili menjëherë nxitoi të raportonte çështjen në media.
Një zëdhënës i Downing Street, theksoi se kryeministri nuk ka shkelur asnjë rregull, pasi ushtrimet fizike lejohen nga udhëzimet, madje edhe në shoqërinë e një personi tjetër jashtë familjes.
Por gruaja që “zbuloi” faktin, këmbëngul se ajo është e çuditur për të parë ‘BoJo’ në biçikletë në Parkun Olimpik të Londrës, dhjetë kilometra larg Westminster dhe rezidencës në Downing Street, “me një burrë tjetër në krah dhe disa truproje prapa”, në një kohë kur rritja e infeksioneve, lidhur me të ashtuquajturin variant anglez, ka ngritur alarmin dhe ka nxitur vetë qeverinë të përforcojë mesazhin për britanikët që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Përveç se, ka kërcënuar me gjobitje dhe ashpërsi më të madhe ndaj shkelësve të ligjit.
Andy Slaughter, një anëtar i Opozitës së Punës, i zgjedhur në kolegjin Hammersmith, i bëri jehonë rastit, duke akuzuar kryeministrin se nuk ka dhënë “një shembull të mirë”, por duke u sjellë “edhe një herë sipas aksiomës: bëj siç them unë, mos bëj siç bëj unë”.
Në mbrojtje të Johnson, ka dalë ministri i tij i Shëndetësisë, Matt Hancock: “Të dalësh për një shëtitje të gjatë ose me një biçikletë dhe të bësh 7 milje është në rregull, por duhet të qëndrosh në zonë”.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”