Blinken bisedoi në telefon me Ramën

09:35 | 13 Shtator 2022
Emir Abduramani

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dje ka biseduar në telefon me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Këtë e ka bërë të ditur ambasada e ShBA-së në Tiranë, e cila ka njoftuar se në bisedë me Ramën, Blinken dënoi sulmet kibernetike të Iranit në sistemin e Shqipërisë.

Blinken gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ShBA-Shqipëri për sigurinë rajonale, si aleatë në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme