Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, thotë se rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog dhe nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternativë tjetër.
“Rruga drejtë Bashkimit Evropian do të bllokohet, pa u njohur statusi final I Kosovës rruga evropiane nuk ka të ardhme. Dialogu është në interes të Kosovës që të përfshihet. Jemi paksa të lodhur nga ajo se BE-ja nuk po ndihmon gjashtë vendet”, është shprehur Borrell.
Sipas tij, për të arritur një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mënyra për të marrë perspektivën evropiane.
“Prandaj për këtë e inkurajova kryeministrin Albin Kurti që të përfshihet në këtë çështje. Unë, përfaqësuesit e mi dhe Lajçak jemi të gatshëm që të ndihmojmë Kosovën në mënyrë që ta përcjellim Kosovën drejtë familjes evropiane. Nuk mund të hedhim poshtë gjithçka që është punuar me qeveritë e kaluara, por ju inkurajojmë që edhe ju të vazhdoni këtë proces”, deklaroi Borrell.
Ai e ka quajtur të vonuar procesin për vazhdimin e dialogut.
“Kemi një vonesë prandaj nuk do të jetë e lehtë dhe e kënaqshme por kjo duhet bërë për të gjithë Ballkanin, popullin e Kosovës dhe Serbisë. Do ta kemi së shpejti takimin e nivelit të lartë. Ne jemi dakorduar që të punojmë në këtë çështje. Kosova ka nevojë dhe ne jemi këtu vetëm për të ju ndihmuar”, thotë Borrell.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i ka quajtur lajme të rreme dy “non-paper” që kanë qarkulluar së fundi nëpër medie.
“Nuk kam marrë ndonjë non-paper, shpresojmë mos ta kemi edhe një tjetër nesër. Këto fantom dokumente nuk janë të rëndësishme, janë të rrejshme, dhe nuk kemi të bëjmë asgjë me to. I mohoj në termet më të forta sepse po krijojnë ambient toksik në çështje të ndryshme, duke përfshirë dialogun”, thekson Borrell.
Këto komente ai i ka bërë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./arbresh.info/
Dështon propozimi i BE-së, Albin Kurti e cakton kohën e takimit të palëve të dialogut
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...