Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datën 06.08.2021, rreth orës 10:30 ka pranuar një informacion se një person me inicialet V.G ( M/K) i moshës 29 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet N.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, këtij të fundit i shkakton lëndime trupore.
Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin e shoqëron në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë , ndërkaq rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.
Policia, pas një pune hetimore dhe grumbullimit të disa informacioneve për të dyshuarin, se posedon edhe armë ilegale në shtëpi , me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj , përkatësisht gjyqtarit të Procedurës Paraprake, rreth orës 17:40, i bastiset shtëpia e të dyshuarit V.G, ku janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri : një pushkë gjysmë automatike me një karikatorë dhe 23 fishek , një pushkë gjuetie me 5 fishek dhe një pistoletë me një karikatorë dhe 7 fishek.
Ky rast, mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve nga stacioni Policor në Kaçanik./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...