A mund ta paramendoni veten duke u kthyer nga puna në shtëpi, ndërsa e parkoni makinën para shtëpisë tuaj që nuk shihet? Në ditët e sotme, gjithçka është e mundur.
Për të gjithë njerëzit që janë të brengosur për shkatërrimin e ambientit, respektivisht ndikimin negativ që ka industria e ndërtimit mbi tokë, tashmë ka një zgjidhje – ata mund të ndërtojnë nën tokë. Nuk është shaka, dhe nuk po flasim për bunkerë – por, për rezidenca të mahnitshme banimi, transmeton ngjyra.com. Të njohura si “shtëpi nëntoke” apo dhe si “shtëpi me impakt të vogël”, këto struktura minimizojnë shkatërrimin e hapësirës së gjelbër për ndërtimin e një objekti të banimit – sepse e gjithë struktura ndërtohet nën tokë.
Dy kompani angleze – NC Homes dhe Huntsmere– kanë propozuar ndërtimin e një shtëpie luksoze nën tokë, që do të ishte po aq e rehatshme sa dhe shtëpitë që ndërtohen mbi tokë.
E quajtur Perdu, kjo është një shtëpi tredhomëshe në formë rrethi, me lokacion në Bowdon, në Manchester të Anglisë.
Arkitektura moderne – shtëpi luksoze nën tokë…
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...