Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur për iftar Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.
Siç njofton LDK përmes një komunikate për media, Abdixhiku ka theksuar se qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërorë dhe solidare, përcjell Arbresh.info.
“Këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht. Le të shërbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë. Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, u shpreh Abdixhiku.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit