Google ADS

Abazi ua hedhë para syve deputetëve të VV-së fotografitë me mbishkrime “Zdravo banda” dhe “E di Slavko”

11:38 | 14 Shtator 2023
L G

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet i pavarur, Haki Abazi, ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, pjesë se së cilës ishte edhe vetë ai deri para shtatë muajsh.

Pasi përfundoi fjalimin e tij kritik, Abazi deri sa po kthehej në vendin e tij zhvilloi një aksion simbolik duke ua hedhur disa fotografi deputetëve të VV-së, ku në disa ishte fotografia e kryeministrit Kurti dhe mbishkrimi “Zdravo banda”dhe në tjerat, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe Milan Radoiçiqin me mbishkrim “E di Slavko”.

Abazi tha se kjo qeveri nuk ka sjell asnjë rezultat të vetëm pozitiv në veriun e Kosovës, përveçse tension dhe paraqitje të Kosovës si vend të rrezikshëm për investime.

“Kaq e mençur është politika e sotme që e bën Kosovën vend krize nëpër media ndërkombëtare”, tha Abazi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme