Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka marr pjesë në aktivitetet e njësiteve policore në sheshet “Ibrahim Rugova” dhe ”Skënderbeu”.
Në fjalimin e tij para mediave, Sveçla tha se Policia e vendit ka pasur shumë përmisime në mjete dhe të ardhura.
“Policia e Kosovës ka përmisime në pajisje, në mjete ka përmisime edhe në të ardhura por që ka hapësirë edhe për më shumë përmisime”, u shpreh Sveçla.
Sveçla ndër të tjera tha se ndihet mjaftë i sigurtë përkundër kërcënimit që ka marr së fundmi, kjo falë Policisë së Kosovës.
“Unë ndihem jashtëzakonisht shumë i sigurtë falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizmit të tyre. Patjetër se ne luftën tonë për drejtësi do të ketë armiq. Por, mos të harrojmë se Policia e Kosovës ka policë të rënë në detyrë, por sot janë familjarët e tyre, ku unë ja urojë atyre ditën e policisë. Dhe dua të them se punët vazhdojnë dhe armiqtë tanë do të sjellën para drejtësisë”
“Policia e Kosovës në vazhdimësi bënë hetime, policia e Kosovës është mjaftë e suksesshme dhe nuk do të ndalet me kaq, rastet e pazbuluara janë minimale dhe secili do të jap llogari për shkeljet dhe krimet që ka bërë”, tha Sveçla.
I pyetur rreth anëtarësimit të Policisë së Kosovës në Interpol, Sveçla tha se kjo sipas tij është çështje e pengesave politike.
“Sa i takon aftësive është çështje e pengesave politike, për sa i përket të gjithë mobilizimit të akterëve në këtë fushë do të arrijmë edhe këtë sukses sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol”, tha Sveçla./Arbresh.info/
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme