Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës, ka organizuar protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar lirim të masave.
Kryetari i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogojeva, ka tha se ata po kërkojnë kushte që të punojnë.
Ai tha Covid-19 është kudo, por bota po funksionon.
“Jemi sot këtë kushtuar mbrojtës së të drejtëve tona janë pothuajse 20 muaj që kemi ngritur zërin duke shprehur ankesat dhe kërkesat tona, jemi munduar po ashtu të jemi edhe zëri i punëtorëve. Ju kemi drejtuar qeverisë me kërkesa tona por çdo herë kemi hasur në vesh të shurdhër. Edhe pse jemi ne përparësi me vaksinim pothuajse jemi të imunizuar kjo nuk ka ndukur. Gjendja e pandemisë dihet, por poashtu bota po funksionon dhe duam të funksionojmë edhe ne.
1. Të bëhet zgjatja e orarit të punës në të gjitha kategoritë deri në ora 01:00
2. Të lejohet puna në sallat e dasmave dhe klubeve, sipas manualit të IKSHPK-së
3. Të kërkohet certifikata e vaksinimit të plotë, ose me një dozë apo testin PCR
4. Subvencionimi i sallave të dasmave që s’kanë punuar thuajse 600 ditë
5. Mbulimi i shpenzimeve operative, qiratë të shtyhen pagesat e afateve të kredive”, tha ai.
Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve, tha se drumit të tyre u ka ardhur fundi.
“Ne jemi ardhur të themi sot këtu boll mo, durimit tonë i ka ardhur fundi. Cubeve e kafiterive po ju përkeqësohet puna. Që 3 muaj jemi vaksinuar e kjo qeveri po na mban të izoluar. Nuk ka vend ne botë qe ta mbyllin biznesin e të njëjtin ta shfrytëzojnë për fushata politike”, tha ai.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...