Presidentja, Vjosa Osmani, thotë se fati i gjithë Kosovës është i lidhur direkt me fatin e të pagjeturve.
“Liri do të ketë vetëm atë ditë kur plaga e hapur të fillojë të shërohet me zbardhjen e fatit të pagjeturve. Kjo asnjë herë nuk do të jetë barrë vetëm e tyre. Është barrë e jona, të gjithëve bashkërisht. Plagën e hapur e kemi të përbashkët, dhimbjen e kemi të përbashkët. Të jeni të sigurtë se zëri juaj do të dëgjohet çdokund. I kujtojmë për t’ja kujtuar edhe aleatëve se për Kosovën nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa zbardhja e fatit të pagjeturve”, është shprehur Osmani, shkruan arbresh.info.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, thotë se masakrat e Serbisë në Kosovë janë akte të gjenocidit.
“Krimi i shumëfishtë që ka bërë Serbia ka të bëjë me rrëmbimet dhe zhdukjet e qytetarëve të Kosovës, duke i varrosur nëpër shumë lokacione e që Serbia i mbanë të fshehura. Serbia e din ku janë. Duhet të bëjmë çmos që drejtësia të ndodhë sepse nuk mund të ketë qetësi derisa nuk ka drejtësi”, deklaroi Konufca.
Për kryeministrin, Albin Kurti, zbardhja e fatit të zhdukurve me dhunë do të mbetet nën përgjegjësinë institucionale.
“Të gjithëve na mungojnë. Gjenocidi në Kosovë është e vërteta e Serbisë si shtet. Duhet që të gjithë fajtorët të sillen para drejtësisë. Kjo është plagë e hapur dhe sa më shumë kohë që kalon dhembja rritet dhe nuk fashitet. Do të bëjmë krejt çka mundemi e dimë për të ndihmuar në sjelljen e drejtësisë. E vërteta është përpjekur të varroset nëpër varrezat masive në Serbi. Shqiptari i vrarë, i transportuar, i varrosur e zhvarrosur. Kjo dhimbje që është më shumë ankth se sa pikëllim duhet të marrë fund”, u zotua Kurti.
Këto komente u bënë para gazetarëve pasi Osmani, Konjufca e Kurti bënë nderime te Memoriali për të pagjeturit me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë./arbresh.info/
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...