Kryeministri, Avdullah Hoti, doli nga Manastiri i Deçanit pa një zgjidhje rreth rrugës Deçan-Plavë, ndërtimi i së cilës po kontestohet brenda zonës së mbrojtur të manastirit.
“U dakorduam për të gjet një zgjidhje javëve në vazhdim dhe me mbajt takime”, deklaroi Hoti.
Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, shprehë besimin se rruga do të finalizohet.
“Rruga do të shtrohet në bashkëpunim me Manastirin e Deçanit”, deklaroi Ramosaj para medieve, raporton arbresh.info.
Edhe Abati i Manastirit të Deçanit, Arkimandri Sava Janjic, tha se nuk është kundër ndërtimit të rrugës, duke përmendur një rrugë nga Deçani për në Plavë e cila kalon përreth Zonës, duke ndjekur pjesërisht luginën e Loçanit, për tu lidhur me rrugën përgjatë lumit Lumbardh të Deçanit, në fund të Zonës Mbrojtëse.
Sipas tij, është parë si zgjidhje që nga viti 2014, edhe për Qeverinë e atëhershme të Kosovës edhe për bashkësinë ndërkombëtare.
“Për këto vende të mbrojtura nuk lejohet ndërtimi me kamiona e vetura të rënda, në këtë pjesë. Ne jemi ka mundoheni me gjetë një zgjidhje më të gjatë. Ishim të gjithë të pajtimit nga ky takim që patëm”, është shprehur Janjiq.
Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, i cili është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, ndalon ndërtimin e rrugëve magjistrale nëpër zona të tilla./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin