Presidenti, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
“2 nëntori i vitit 1989 na bashkon të gjithëve në nderim dhe respekt e krenari të luftës që zhvilluan Afrimi dhe Fahriu, që janë prijetarë të rezistencës së armatosur të qytetarëve për liri, shtet dhe bashkim kombëtar. Këtu jam si bashkëluftuar i tyre, bashkëveprimtar t’i bëjmë nderimet më të larta shtetërore për jetën, veprën, sakrificën dhe luftën e tyre që ishte bazamenti I lirisë dhe pavarësisë. Nderime të përjetshme”, është shprehur presidenti Thaçi.
Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë rrethohet nga forcat serbe aty ku bien heroikisht edhe drejtuesit e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkurajim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atdheu./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare