14:23 | 31 Janar 2022
arbresh.info
Kanë vazhduar aktivitetet e Policisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj në parandalim të akisdenteve.
Sot rreth orës 13:10 policia ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ”Driton Islami ” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 102 km/h.
Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet D.B (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë./arbresh.info/