Me rastin e 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, në Junik, janë mbledhur personalitet të shumta të jetës politike e intelektual.
Presidentja, Vjosa Osmani, tha se këtë përvjetorë po e shënojnë me përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare.
“Në historinë e popujve të lashtë sikurse i yni, 110 vjet nuk janë edhe shumë. Kuvendi i Junikut shënon shembullin e artikulimit të qartë politik të kërkesave të popullit tonë për liri në një platformë kombëtare, nacionale, politike e ushtarake”, deklaroi Osmani.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, foli për situatën e shqiptarëve në rajon duke kërkuar që të jenë të hapur dhe bashkuar drejtë përparimit të interesave kombëtare.
“E përjetshme vepra e para 110 vjetëve e atdhetarëve tanë. Suksese Kosovës në Këshillin e Evropës”, pohoi Met.
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, tha se ora e historisë nisi të ecte mbarë për shqiptarët që nga Kuvendi i Junikut.
“I takon ngjarjeve më të mëdha të historisë sonë. 110 vjet pas këtij Kuvendi, mesazhet dhe idealet e ideologëve e atdhetarëve duhet të jenë shembulli më i mirë se si duhet angazhuar në shërbim të popullit shqiptarë”, deklaroi Shehu.
Historiani, Frashër Demaj, tha se pas 110 viteve janë bashkuar personalitetet më të larta të shtetit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës
“Për të kujtuar këtë ngjarje dhe për të dërguar mesazhit për të mirën e popullit që në shekullin e civilizimit të ndërtohet shoqëria shqiptare mbi parimet e demokracisë, paqes, stabilitetit me synim të realizimit të platformës së ideuar nga rilindësit tanë”, deklaroi Demaj.
Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik. Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për tu bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.
Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes. Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.
Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave./arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...