Google ADS

10 vendet më të frikshme për t’u vizituar

07:24 | 27 Tetor 2016
Arbresh.info

Në prag të Halloween, një ditë për të frikësuar veten e të tjerët pa shkak, harrojini “shtëpitë fantazmë” dhe merrni në konsideratë vende reale që të fusin të dridhurat më tepër se çdo film horror.

Merrni për shembull spitalin Gjerman të Beelitz-Heilstätten, i cili u ndërtua në vitin 1898 për pacientët me tuberkulozë, ku edhe Adolf Hitleri u kurua, e tashmë është një vend që të fut frikën në gjendjen që është katandisur.

Ose vizitoni një nga shumë prej kishave të ndërtuara me kocka njerëzish. Apo qytetin fantazmë të Ukrainës, Pripiat, i cili u shkretua pas incidentit në reaktorin bërthamor të Çernobil më 1986./tch

1477479979_1

1- Kupola e Kockave në Portugali, u ndërtua me eshtrat e mbi 5000 murgjve dhe u deshën afro 2 vite për ta ndërtuar.

1477480009_2

2- E ngjashme me Kishën e Kockave në Portugali, një Kube në Republikën Çeke u ndërtua me kockat e rreth 40.000 personave.

1477480034_3

3- Arkivolët e varur të Sagada në Filipine, ku anëtarët e një fisi Igorot i vendosin të vdekurit e tyre në anë të një shkëmbi me shpresën se ata do të jenë më pranë paraardhësve të tyre.

1477480067_4

4-Trupa të mumifikuar në varrezat e nëndheshme në Palermo të Italisë. Kufomat janë të shekullit të 16 dhe ky lloj “varrimi” në atë kohë vlerësohej si nder.

1477480143_5

5- Një dhomë e qytetit fantazmë të Pripiat në Ukrainë.

1477480158_6

6- Spitali Gjerman të Beelitz-Heilstatten

1477480200_7

7- Trupi i mumifikuar i një fëmije në Muzeun e Momias në Meksikë.

1477480218_8

8- Varrezat e vjetra të Hebrenjve të vitit 1478, në të dallohen rreth 12 mijë varre, por nën tokë ndodhen trupat e pajetë të 100 mijë personave.

1477480231_9

9- Varreza e Chauchilla në Peru, mbetjet njerëzore më të vjetra aty datojnë në vitin 1000 para erës sonë.

1477480257_10

10 – Një dyqan në Togo. Në të shiten pjesë kafshësh dhe njerëzish për rituale kurimi, e vlerësohet edhe si magazina më e madhe e vodu-së në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme