Google ADS

UEFA i bie pishman, tani përkrahë ngjyrat e ylberit

15:27 | 23 Qershor 2021
KRG

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka dalë në mbrojtje të simbolit me shenja të ylberit, disa orë pasi ndaloi shfaqjen e tyre për kombëtare, klube dhe lojtarë.

Ngjyrat e ylberit simbolizojnë përkrahjen ndaj komunitetit LGBTI, por këto simbole së fundmi kanë krijuar polemika në futboll.

Disa ekipet dhe lojtarë dolën në përkrahje të tyre, duke mbajtur këto ngjyra, por u ‘kërcënuan’ nga UEFA, e cila sot ka ndryshuar vendim dhe tashmë ka dalë në përkrahje të ngjyrave të ylberit. “Sot, UEFA është krenare që vesh ngjyrat e ylberit”, shkruan fillimisht në shkrimin e publikuar nga UEFA.

“Është një simbol që mishëron vlerat tona thelbësore, duke promovuar gjithçka në të cilën ne besojmë – një shoqëri më të drejtë dhe barazuese, tolerante ndaj të gjithëve, pavarësisht prejardhjes, besimit ose gjinisë së tyre”.

“Disa njerëz e kanë interpretuar si ‘politik’ vendimin e UEFA-s për të refuzuar kërkesën e qytetit të Mynihut për të ndriçuar stadiumin e tyre në ngjyrat e ylberit për një ndeshje të EURO 2020. Përkundrazi, vetë kërkesa ishte politike, e lidhur me praninë e ekipit hungarez të futbollit në stadium për ndeshjen e kësaj mbrëmje me Gjermaninë”.

“Për UEFA-n, ylberi nuk është një simbol politik, por një shenjë e angazhimit tonë të vendosur për një shoqëri më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, mbyllet komunikata e UEFA-s. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme