Leonardo Spinazzola u ka shkruar një letër shokëve të tij te kombëtarja e Italisë, përpara finales së EURO 2020 të kësaj mbrëmje kundër Anglisë. 28-vjeçari pësoi një dëmtim të tendës së akilit në çerekfinale kundër Belgjikës.
Ai tashmë i është nënshtruar një operacioni dhe ka udhëtuar në Londër me ekipin. Sonte ai do të jetë në tribunat e stadiumit “Wembley” për të brohoritur për “Azzurriët”.
“La Stampa” ka publikuar një letër nga mbrojtësi i Romës drejtuar shokëve të tij të ekpit.
“Nëse do të kthehesha në kohë, do të vrapoja përsëri pas topit. Do ta bëja 100 herë përsëri, duke u përpjekur të fitoja një metër ndaj kundërshtarit dhe ta zhvendosja ndeshjen në anën tonë. Nuk është asgjë e veçantë, këto janë rregullat e Azzurrëve. Në fund të fundit, ju kapërceni kufirin vetëm nëse jeni gati të jepni shpirtin tuaj për shokët tuaj të skuadrës. Lëndimi më largoi nga fusha, por nuk mund të më ndante nga grupi. Djali im Mattia, i cili është vetëm tre vjeç, e kuptoi që babai i tij nuk mund të qëndronte në divan në shtëpi për të parë ndeshjen sonte.Unë jam i emocionuar, nuk mund ta fsheh atë. Kur hyra në aeroplan, ndjeva se isha rilindur pak. Pas disa orësh, unë do të jem në fushë me shokët e mi të skuadrës dhe në tribunat me pjesën tjetër të tifozëve. Mund të kishte qenë më mirë, por mund të ishte edhe më keq.”, ka shkruar Spinazzola.
Finalja e madhe fillon në ora 21:00.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...