Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Kroacisë dhe Spanjës me rezultat 3-5 për spanjollët, të cilët kaluan tutje në çerekfinale.
Një ndeshje me shumë raste dhe shumë gola.
Në minutën e 20-të ka ndodhur një gabim shumë i madh nga ana e portierit të Spanjës, i cili ka i ka dhënë epërsinë Kroacisë.
Spanjollët nuk janë vonuar shumë dhe në minutën e 38-të kanë barazuar rezultatin.
Autori i golit është Pablo Sarabia i cili u asistua nga Jose Gaya.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 1-1.
Spanja ka kaluar në epërsi qysh në fillim të pjesë së dytë, ku në minutën e 57-të ka shënuar gol Cesar Azpilicueta i cili u asistua nga Ferran Torres.
Goli i tretë për spanjollët erdhi në minutën e 77-të ku golashënues ishte Ferran Torres i cili u asistua nga Pau Torre.
Kroatët kanë shënuar gol në minutën e 85-të, dhe autor i golit ishte Mislav Orsic i cili ka bërë rezultatin 2-3.
Në minutat shtesë kroatët kanë barazuar rezultatin në 3-3, ku autori i golit ishte Mario Pasalic i cili u asistua nga Mislav Orsic.
Në vazhdime Spanja ka shënuar dy gola , ku autori i golit të katërt për Spanjën ishte Alvaro Morata.
Goli erdhi në minutën e 100-të.
Kurse goli i pestë për spanjollët erdhi në minutën e 103-të ku asistues ishte Daniel Olmo
Autori i golit ishte Mikel Oyarzabal i cili u asistua nga po nga i njëjti lojtar, Daniel Olmo./arbresh.info/
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...