UEFA ka mbledhur statistikat e lojtarëve që kanë arritur shpejtësinë më të madhe deri më tani në Euro 2020.
Shtëpia e futbollit evropian që është po ashtu organizatore e Kampionatit Evropian, ka mbledhur statistika nga më të ndryshmet.
Njëra ndër to është edhe për lojtarët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe gjatë takimit që ata kanë zhvilluar.
Leonardo Spinazzola mbetet lojtari më i shpejtë deri më tani në Euro 202 me 33.8 km/h, dhe këtë e arriti në takimin ndaj Turqisë, që ishte edhe ndeshja hapëse e garës.
Një shpejtësi të tillë, por që renditet i dyti e arriti edhe mbrojtësi i Hungarisë, Loic Nego.
Në vendin e tretë gjendet mesfushori i Francës, Kingsley Coman që arriti shpejtësinë e 33.7 km/h.
Pas tij është Kyle Walker i Anglisë, në shpejtësinë e 32.8, e në të katërtin është Rafa Silva i Portugalisë po ashtu me 32.8.
Raphael Varane me Francën arriti shpejtësinë më të madhe në 32.6 km/h, e Patrick Van Aanholt i Holandës është po ashtu me të njëjtën shpejtësi.
Jan Vertonghen i Belgjikës është në të tetin po ashtu me 32.6, e në të nëntin gjendet Giovani Di Lorenzo i Italisë me 32.6 km/h.
Në vendin e fundit (10), është renditur mbrojtësi i Asturisë, Martin Hinteregger me 32.4 km/h.
The UEFA top speed ranking might need the length of the sprint to add some context. pic.twitter.com/foqQhdugXp
— Kristof Terreur (@HLNinEngeland) June 30, 2021
Është paksa befasuese, pasi lista me lojtarët më të shpejtë në këtë Kampionat Evropian është e dominuar me mbrojtës. /Telegrafi/
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...