Google ADS

Përfundon ndeshja Maqedoni – Holandë

19:59 | 21 Qershor 2021
KRG

Sapo ka përfunduar ndeshja Maqedoni-Holandë.

Ndeshja ka përfunduar në favor te Holandës, me rezultat 0-3.

Në minutën e 18-të, është ndëshkuar  lojtari nga  Maqedonia Stefan Ristovski.

Holandezët  kanë gjetur rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 24-të më golin e Memphis Depay i cili është asistuar nga Donyell Malen.

Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.

Në fillim të pjesës së dytë maqedonasi,  Visar Musliuështë ndëshkuar më karton të verdhë.

Në minutën e 51-të  Georginio Wijnaldum ka shënuar gol  duke e asistuar Memphis Depay.

Pas 7 minuta nga gola e dytë, Georginio Wijnaldum  ka shënuar përsëri, duke u asistuar prap Memphis Depay.

Kurse në minutën e 65-të , Ezgjan Alioski nga kombëtarja Maqedonisë është ndëshkuar më karton të verdhë, poashtu në minutën e  85=të është ndëshkuar  Tihomir Kostadinov me karton të verdhë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-3 në favor të Holandës dhe me këtë fitore Holanda ka siguruar kalimin në fazën tjetër.

Tashmë është bërë e ditur se Holanda do të ballafaqohet kundër Uellsit në fazën tjetër të kampionatit Evropian “EURO 2020”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme