Kroos zbulon bisedën me CR7: E pyeta si është duke kaluar në Itali

18:41 | 21 Qershor 2021
KRG

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Portugalisë, ishte ndër më të mirat deri me tani në “Euro 2020”.

Kamerat pas ndeshjes kapën dyshen Cristiano Ronaldo dhe Toni Kroos duke biseduar, dy yjet që dominuan te Real Madrid për katër vite, transmeton lajmi.net.

Kroos duke biseduar drejtpërdrejtë me vëllain e tij, Felix, ka treguar gjithë bisedën që kishte me portugezin.

“Kam luajtur me të për katër vite dhe kam pasur sukses të mirë me të dhe falë tij. Ishim fqinjë gjatë gjithë kohës. Isha i lumtur që e pashë sërish. Ai u largua pas një kohë të gjatë. Ai u largua që një kohë të gjatë dhe nuk e kemi parë. Nuk kemi luajtur ndaj Juventusit”.

“Biseduam për ndeshjen dhe ndeshjet e radhës. I uroj më të mirat dhe shpresoj të kualifikohet në raundin tjetër, pranë nesh. Pos kësaj, e pyeta se si është duke kaluar në Itali, ka tre vite aty. Nuk ke gjithë kohën e botës pas ndeshjes. Ne gjithashtu shkëmbyem fanellat. Ishte mirë që e pashë prapë. Të shohim”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në xhiron e fundit të grupeve, Portugalia takohet me Francën, derisa Gjermania me Hungarinë./Lajmi.net/

Të ngjashme