Trajneri i tanishëm i Romës, Jose Mouriho ka kritikuar portugezin Bruno Fernandes për paraqitjen e tij ne dy ndeshjet e fundit me Portugalinë në “Euro 2020”.
Portugalia pat filluar mirë garën me një fitore kundër Hungarisë, por pastaj pësoi humbje kundër Gjermanisë.
Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho mendon se Kombëtarja e Portugalisë mund të mposhtë çdo skuadër në Evropian.
“Portugalia është në nivel të lartë që mund të mposht secilën skuadër”.
“Por, duhet të luajmë me 11 lojtarë, në këto dy ndeshej, Fernandes ishte në fushë, por nuk luajti”.
“Shpresoj të rikthehet ndaj Francës, sepse është lojtar me potencial të jashtëzakonshëm”.
“Ai mund të shënojë, të pasojë. Mund të fitojë penallti, t’i shënojë. Mund të shënojë gjuajtje të lira”. ka thënë portugezi.
Portugalia ndeshjen e fundit në Grupin F do ta luaj kundër Francës.
Ndryshe, në Grupin F, Franca është në vendin e parë me katër pikë, Gjermania në vendin e dytë me tre pikë, Portugalia në vendin e tretë me tre pikë dhe Hungaria në vendin e katërt me një pikë./arbresh.info/
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...
FOL: Qeveria po propozon praktika të gabuara ligjvënëse