Google ADS

Grushte dhe shkelma mes tifozëve anglezë dhe atyre italianë pas finales së “Euro 2020”

15:44 | 12 Korrik 2021
KRG

Tashmë është bërë e ditur se Italia është shpallur kampion i Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Wembley” ishin të pranishëm afër 60 mijë tifozë ku shumica prej tyre ishin anglezë.

Tifozët e “Tre luanëve” nuk e kanë pritur mirë disfatën e Anglisë, andaj pas ndeshjes ka ndodhur  një rrahje mes tifozëve italianë në dalje të stadiumit.

Ndryshe Italia ka fituar kundër Anglisë në ekzekutimin e penalltive ku  Marcush Rashford, Jadon Sancho dhe Bukay Saka nuk kanë mundur të shënojnë nga pika e penalltisë, kurse nga italia Andrea Belotti dhe Jorginho janë lojtarët të cilët nuk kanë mundur të  shënojnë nga pika e bardhë./arbresh.info/

 

Të ngjashme