Ekipi kombëtar i Gjermanisë nuk do të lejohet të stërvitë në fushën e stadiumit Wembley natën para takimit me Anglinë në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian 2020, për shkak të shqetësimeve se sipërfaqja e fushës mund të dëmtohet si pasojë e reshjeve në Londër.
Mediat gjermane e kanë quajtur skandal këtë vendim, duke thënë se ai i jep përparësi të padrejtë Anglisë, e cila i zhvilloi tri ndeshjet e fazës grupore në shtëpinë e vet, raporton Gazeta Express.
UEFA, ndërkohë, ka thënë se derisa i vjen keq, vendimi është i pashmangshëm dhe vlen për të gjitha ekipet që luajnë në Wembley në 1/8 e finales.
As lojtarët e Austrisë dhe Italinë nuk ishin lejuar të mbanin seancë stërvitore në fushën e Wembley para ndeshjes së tyre në 1/8 e finales të shtunën.
Parashikohet shi i madh dhe bubullima në 48 orët e ardhshme në Londër, para takimit të së martës në orën 18:00.
Gjermania do të detyrohet ta kryejë një seancë shtesë stërvitore në bazën e vet në Herzogenaurach, afër Nurembergut sot në mëngjes, para se të niset drejt Londrës pasdite.
Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit t...
Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra në Viti, se...
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston ...
Abdixhiku takon mësimdhënësit nga Prishtina, u premton rritj...
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amer...