Ylli portugez prin deri tash në listën e realizatorëve me 5 gola, i ndjekur nga Benzema, Schick e Forsberg, të cilët i kanë realizuar nga 4 gola
Kampionati Evropian i futbollit po hyn në fazën finale dhe është koha ideale për t’i bërë llogaritë. Në “Euro 2020” po performojnë dhe performuan shumë prej futbollistëve më të mirë të kontinentit. Disa prej tyre dështuan, e disa të tjerë lanë gjurmë, shkruan Gazeta Express. E njëri prej atyre që ishte protagonist, ishte Cristiano Ronaldo.
Dhe, veterani portugez është favorit për ta fituar “Këpucën e Artë”, edhe pse Portugalia u eliminua nga Evropiani. 36 vjeçari i ka realizuar 5 gola në fazën e grupeve dhe prin në listën e golashënuesve më të mirë deri tash. Ndërsa, në të tetën e finales kundër Belgjikës nuk ia doli të shënonte.
Ronaldo ndër të tjera u bë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianëve me 14 gola. Këtë shifër ai e arriti në pjesëmarrjen e tij rekorde në pesë Kampionate Evropiane. Prapa tij gjenden tre futbollistë. Bëhet fjalë për Karim Benzeman e Francës, Patrik Schikun e Republikës Çeke dhe Emil Forsbergun e Suedisë.
Të tre këta i kanë realizuar nga katër gola deri në të tetën e finales. Nga të tre, Benzema dhe Fosberg u eliminuan në atë fazë. Më pas, nga tre gola i kanë shënuar Robert Lewandowski i Polonisë, Haris Seferoviç i Zvicrës, Romelu Lukaku i Belgjikës dhe Georginio Wijnaldum i Holandës. Përpos Lukakut e Seferovicit, të gjithë të tjerët janë eliminuar në të tetën e finales. Me dy gola, në Top 20 përfshihet edhe futbollisti kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri. /Gazeta Express/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...