De Ligt: Ndihem keq, humbëm shkaku im

21:24 | 27 Qershor 2021
KRG

Mbrojtësi Matthijs de Ligt ka marrë fajin pas eliminimit të Holandës në “Euro 2020”.

De Ligt preku topin me dorë dhe pas shikimit të VAR-it, arbitri e ndëshkoi me të kuq, duke e lënë Holandën me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 55-të, transmeton lajmi.net.

Në fund, Çekia triumfoi me rezultat 0 – 2, derisa De Ligt ka fajësuar vetën për këtë humbje.

“Ndihem keq. Humbëm ndeshjen për shkak se çfarë bëra. Nuk duhej ta lejoja topin të prekte dorën. Mendova se e kishim ndeshjen në kontroll”.

“Kishim disa shanse, sidomos në pjesën e parë. Nuk kisha ndjesi se ata kishin krijuar aq shumë shanse, por sigurisht kartoni i kuq bëri ndryshimin”, tha ai.

Ndërkohë, Çekia në çerekfinale do përballet me Danimarkën./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme