Kryeministri, Boris Johnson ka konfirmuar se stadiumet e futbollit nuk do të kenë një kufizim të kapaciteti nga 19 korriku.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi tre javë para se edicioni 2021/22 i Ligës Premier të fillojë (13 gusht), ndërsa skuadra, Brentford pret Arsenalin.
Do të jetë hera e parë që stadiumet e futbollit anglez gëzojnë një kapacitet të plotë që nga mesi i marsit 2020, kur COVID-19 bllokoi tërë vendin.
Kjo vjen në hapin e katërt të udhërrëfyesit të Qeverisë që jetësohet në javët e ardhshme.
Johnson tha në konferencën e tij të përditshme: “Derisa kemi ardhur në hapin e katërt, ne duhet të balancojmë rreziqet”.
“Ne duhet të marrim një vendim të kujdesshëm dhe të ekuilibruar.”
Por, ai gjithashtu paralajmëroi se pandemia “nuk ka përfunduar”.
Kryeministri shtoi: “Ne do të largohemi nga kufizimet ligjore dhe do t’i lejojmë njerëzit të marrin vendimet e tyre se si të menaxhojmë virusin”.
“Nga hapi i katërt ne do të heqim të gjitha kufizimet ligjore që janë brenda dhe jashtë”.
“Ne do të lejojmë që të gjitha bizneset të rihapen, përfshirë klubet e natës, ne do të heqim kufirin e lëvizjes për vizitorët dhe numrin e njerëzve që marrin pjesë në koncerte, teatër dhe ngjarje sportive”.
Eksperimentet fillua nga finalja e Kupës FA dhe Kupës Carabao, me mijëra tifozë që panë ato ndeshje në Wembley. /Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit