Shkalla e papunësisë në Eurozonë gjatë muajit dhjetor të 2019-së ishte 7.4 për qind nga 7.5 për qind që ishte në dhjetor të 2018-së, ndërsa papunësia në vendet e Bashkimit Evropian, kjo normë ishte në 6.2 për qind.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, mbi 15.5 milionë persona, apo 12.3 milionë prej tyre u regjistruan të papunë në Eurozonë, përcjell Telegrafi.
Midis shteteve anëtare të BE-së, niveli më i ulët i papunësisë u regjistrua në Republikën Çeke me 2 për qind, ndjekur nga Gjermania dhe Holanda me 3.2 për qind. Kurse shkalla më e lartë e papunësisë u vërejt në Greqi me 16.6 për qind dhe Spanjë me 13.7 për qind.
Shkalla e papunësisë në mesin e 21 shteteve anëtare mbeti e qëndrueshme në Danimarkë, ndërsa ajo u rrit në Qipro, Slloveni, Lituani, Portugali, Luksemburg dhe Suedi. Uljet më të mëdha u regjistruan në Greqi, Bullgari dhe Kroaci.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...