Kosova mund të kursejë 30 përqind energji elektrike nëse i nënshtrohet masave të efiçiencës së energjisë.
Kështu u tha në debatin e organizuar nga KOSID , ku ministri i Zvillimit Ekonomik Blerand Stavileci në këtë debat paralajmëroi se sivjet pritet të procedohet projektligji për krijimin e fondit për financimin e efiçiencës dhe do të krijohen mbi 10 mijë vende të reja të punës.
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) është duke mbajtur tryezën “Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë – Përfitimet dhe Pengesat”.
Një ndër rekomandimet kryesore është themelimi i një fondi të efiçiencës së energjisë, si dhe të shfrytëzuarit efiçient të energjisë. Kjo ngase Kosova po përjeton një rritje të vazhdueshme të kërkesës për energji, andaj lind nevoja për ndërmarrjen e hapave konkret të cilat mundësojnë shfrytëzim më të mire të energjisë si dhe përmi rësim të gjendjes energjetike në vend.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...