Qeveria e Kosovës, në përputhje me programin e saj, ka ulur TVSH-në për një sërë lëndësh të para dhe produktesh esenciale, me qëllim uljen e barrës financiare për shtresat në nevojë.
Këto ndryshime vijnë si zbatim i pakos së re fiskale (Ligjin për Tatimin e Vlerës së Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave).
Prandaj, duke filluar nga sot, 1 shtator 2015, të gjitha produktet esenciale do të kenë një masë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në 8%, nga 16% sa ishte më parë.
Drithi, mielli dhe produktet e këtyre, çka përfshin bukën dhe prodhimet e ngjashme me të, do të jenë me TVSH 8%. Me të njëjtën masë do të tatohen edhe vaji për gatim, qumështi, vezët dhe kripa.
Edhe shërbimet publike si furnizimi me ujë (por jo të ambalazhuar), energjia elektrike dhe ngrohja qendrore do të kenë TVSH vetëm në masën 8%.
Sipas pakos së re fiskale, Ligji për Tatimin e Vlerës së Shtuar do të përcakton dy norma të TVSH-së si norma standarde e TVSH-së 18 për qind dhe norma e reduktuar e TVSH-së, 8 për qind.
Kjo do të thotë se për produkte të tjera, për të cilat nuk ka ulje apo largim të TVSH-së, ky tatim do të rritet në masën 18%.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...