Në takimin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK) është bërë përzgjedhja e kryetarit të bordit të drejtorëve të SHBK-së. Me konsensus të plotë, kryetar i bordit të drejtorëve me një mandatë prej 2 vitesh u zgjodh Ilir Aliu njëherësh edhe drejtor gjeneral i ProCredit Bank në Kosovë.
Me rastin e përzgjedhjes së tij në funksionin e kryetarit të bordit të drejtorëve z. Aliu tha: “Sektori bankar në Kosovë është një ndër sektorët më të zhvilluar dhe modernizuar dhe gjithashtu një kontribuues i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit. Andaj të jesh në krye të Shoqatës së Bankave, që është edhe zëri i industrisë bankare është një përgjegjësi por edhe nder i madh. Kontributi im në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori do te jetë i pa kursyer në mënyrë që oferta e shërbimeve bankare të avancoj në çdo aspekt, por edhe ambienti i të bërit biznes të përmirësohet”.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Petrit Balija, me rastin e përzgjedhjes së kryesisë së re të bordit të drejtorëve tha “Detyra e kryetarit të bordit ka një rëndësi të madhe për Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe sektorin financiar në Kosovë. Me kë të rast përgëzoj z. Ilir Aliu për zgjedhjen e tij dhe jam i sigurt që z. Aliu do të kontribuojë fuqishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë bankare në Kosovë. ”
Shoqata e Bankave të Kosovës është themeluar në vitin 2002 dhe përfaqëson gjithsej 9 banka komerciale, anëtare në SHBK.
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’