Thellohet deficiti tregtar gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin korrik 2015 prej 209.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 203.7 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Në një komunikatë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se eksporti mbulon importin 14.9%. Sipas të dhënave të ASK-së, eksporti i mallrave në muajin korrik 2015 kishte vlerën 36.6 milionë euro, ndërsa importi 246.0 milionë euro, ku shihet se ka një rritje prej 7.6% për eksport dhe 3.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 38.2% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1% produktet minerale; 14.2% perla, gurë të çmuar, metale të çmuara etj.; 6.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.2% plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 4.4% produktet bimore; 3.3% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.3% të importit e përbëjnë produktet minerale; 14.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.1% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.8% produktet e industrisë kimike; 6.3% plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 6.2% mjetet e transportit; 5.1% produktet bimore etj.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.2% për eksport dhe 44.1% për import; ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 39.6% për eksport dhe 27.6% për import.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Austri (15.4%), Serbi (15.1%), Shqipëri (11.2%), Belgjikë (9.5%), Maqedoni (8.8%), Indi (7.8%) etj.
Kurse, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9%), Gjermania (11.2%), Italia (9.3%), Turqia (9.3%), Kina (9.0%), Shqipëria (5.3%), Maqedonia (5.3%) etj.
KQZ regjistron partinë e re, Bashkimi Demokratik me numër re...
Mbi 14,000 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës...
KQZ ka pranuar 1 mijë e 524 kërkesa për ndërrimin e qendrës ...
Osmani takon kryeministrin britanik, temë diskutimi ishte ma...
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Shqipe Zenelaj
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...