Aktualisht sektori bankar i Kosovës, është kontribuues shumë i rëndësishëm në financimin e ekonomisë së vendit dhe gëzon shëndetin financiar të mirë bazuar, në gjithë treguesit relevant. Kështu u tha në konferencën rajonale për implementimin e shtyllës së dytë të kornizës rregullative të Baselit.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza në këtë konferencë tha se në fund të vitit normat e kredive joperformuese u zvogëluan në 6.2 përqind në krahasim me 8.3 për qind sa ishin një vit më parë.
“Sektori bankar po ashtu vazhdon të ketë nivel të lartë të kapitalizimit me treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit prej 19 përqind që është dukshëm më i lartë… Gjendja e likuiditetit vazhdon të jetë e kënaqshme”, tha Hamza.
Kurse ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets tha se BQK duhet të jetë e përkushtuar në monitorimin dhe mbikëqyrjen e sektorit bankar ngaqë sipas saj ka sfida të mëdha në këtë fushë.
Edhe përfaqësuesi i GIZ-it gjerman tha se janë këtu në Prishtinë në emër të Qeverisë gjermane që ta ndihmojnë sektorin bankar meqë sipas tij ky sektor ndikon në rritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Konferenca rajonale dy ditore vazhd on punimet edhe nesër.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues